Rama vendos afate për reformimin e Akademisë së Shkencave

Rama vendos afate për reformimin e Akademisë së Shkencave

Akademia e Shkencave duhet të reformohet brenda muajit mars të vitit 2018. Në takimin e parë me grupin e refomës së këtij institucionit, Kryeministri Rama atakoi akademikët duke thënë se e kanë shndërruar instucionin nga një xhevahir në një kufomë. Akademikët bënë propozimet e tyre duke kërkuar buxhet deri në reformimin e tij.

Është takimi i parë zyrtar i kryeministrit Rama me grupin e reformës të Akademisë së Shkencave. Siç pritej takimi reflektoi të gjithë tensionin përmes qeverisë dhe akademikëve për të ardhmen e institucionit. Rama i parapriu debatin me qëndimin e tij se institucioni ishte kthyer nga një xhevahir në kufonë.

Rama: Unë kam kërkaur reformimin e ASH si një proces që në këndvështrimin tim duhet të vinte në udhën e një reflektimi brenda jush, brenda gjithë trupës së përfshirë në këtë institucion me propzime konkrete mbi të cilat pastaj ne do të mund të zhvillonim një diskutim të përbashkët për një sintezë të arsyeshme në funksion të transformimit të domosdoshëm të këtij institucioni në diçka tjetër.

E vërteta është që pavarësisht ftesës dhe përpjekjes sonë, ne nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces dhe që të na përfshinte në këtë proces ku humbëm, humbët më shumë se një vit, në një inerci që është inercia e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që dikur u krijua si xhevahiri më rezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent për të mos thënë brengë për të gjithë ata që e themeluan ASH dhe i dhanë asaj shkëlqimin e autoritetit të tyre.

Kjo situatë na ka shtyrë të çojmë përpara idenë e refuzimit për ta finacuar më tutje këtë institucion em paratë e taksapaguesve dhe sic e kam thënë në diskutimin që kemi pasur më parë, e vëreteta është që ASH sot është kufoma e vetëvetes, ajo nuk reflekton as vizionin e etërve themelues dhe më vjen mirë që kam përballë një ndër studiuesit më të nderuar Luan Omarin, i cili është edhe një dëshmitar i gjithë rrugëtimit të këtij institucioni dhe rrënimit të këtij institucionit. ASH nuk ka arritur të reflektojë në asgjë ndryshimet që kanë ndodhur dhe transformimin epokal të botës shqiptare nga një botë e mbyllur dhe e centralizuar në një botë që është shumë më e madhe se kufijtë e Shqipërisë sot.

Akademikët janë dakord kur bëhet fjalë për reformim, por kanë kushtet e tyre e duan institucion të pabashkuar me institutit të tjera, dhe buxhet për të kryer reformën.

Aurela Anastasi: Duam të ruajmë një akademi si një organ të pavarur me autonominë e saj që i ka njohur ligji

Artan Fuga: Ku fondet që planifikon buxheti ti japin dhe unë i konsideroj të domosdoshme, por që kanë të bëjnë vetëm me funksionin e saj minimal. 

Eksodi i largimit të trurit, si shqetësim u ngrit nga prof. Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi: Problemi kryesor që ka Shqipëria dhe vendet e vogla është emigracioni i trurit që ndodh që të aftët nuk rrinë më këtu. 

Replikat në kritika vijuan sërish për të shkuarën e ndritur instucionit.

Edi Rama: Shyqyr që Eqerem Çabej dhe të tjerë si ai janë në botën tjetër përballë kësaj marrëzie. 

Fati i Akademisë së Shkencace do të jetë i tillë: 

Rama: Ne jemi të detyruar t’ju vendosim në një pozitë të vëshitë në raport me Shërbimin Social jo në raport me karrierën tuaj. Ne do të bëjmë një shkurtim drastik të fondeve, do të ruajmë pjesën e financimit që ka të bëjë me ata që sipas statusit marrin një honorar apo shpërblim, më nje kusht që kjo të përkthehet brenda marsit në një platformë rithemelimi të Akadmisë, që ju takon juve.

Kjo punë do bëhet në bashkëpunim, patjetër që Ministria e Arsimit është pjesë e kësaj përpjkeje, por jo për tju lënë topin e përgjegjësisë, por ju e keni topin e përgjegjësisë.

Nga sa u tha këtu profili i asaj që ka nevojë sot vendi dhe që duhet ta zëvendësojë këtë lloj qënie që tani ka humbur kuptimin dhe përmbajtjen pak a shumë jemi në të njëjtën gjë.

I gjithë procesi i reformimit që do të hartohet nga akademikë dhe eksprtë të qeverisë duhet të mbyllet në mars të 2018. Aktualisht akademia është pa kryetar dhe nënkryetar, Z Beqiraj dhe Koruti dhanë dorëheqje pasi zgjedhjeve përmes votës. vendim që erdhi pas akuzave të kryeministrit ndaj këtij institucioni.

EMISIONET