Abuzimi seksual i 14 vjeçares në Kavajë, një nëne i bie të fikët para gjykatës së Durrësit

Abuzimi seksual i 14 vjeçares në Kavajë, një nëne i

Gjykata e Durrësit  ka lënë në burg 7 adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual me një të mitur. Seanca për rivlerësimin  e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e medias. Ndërkohë që 15 vjeçar është ende në kërkim.

Burime nga seanca, bëjnë me dije se 5 nga 7 të arrestuarit kanë mohuar akuzat e prokurorisë para trupës gjykuese, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar abuzimin me të miturën.

Në momentin kur adoleshentët mbërritën në derën e gjykatës kanë qenë të shumtë familjarët e tyre që kanë qenë aty.

Madje nga tronditja nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët. 

Denoncimi për abuzimin e 14-vjeçares nga shkolla “Rilindja” në Kavajë u bë fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në facebook.

Të miturit, 15- 17 vjeç  akuzohen për  veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.   

Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve. Mësohet se 14 vjecarja ka denononcuar në polici se është detyruar  të kryeje mardhenie me 8 djemte ne kohë te ndryshme për një periudhe 3-mujore.

 Burimet bëjnë me dije se 14-vjecarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale.

EMISIONET