Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë, i dashuri i kërkoi të shkonte me shokët

Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë, i dashuri i

Gjykata ka firmosur arrestimin për 7 adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual  me një të mitur 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë.

Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Të gjithë djemtë e lënë në burg janë të moshave nga 15 deri në 17 vjeç.

 Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve .Rasti u publikua në media falë denoncimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.Por ndërkohë mësohet se 13 vjecarja ka denononcuar në polici se është detyruar  të kryeje mardhenie me 8 djemte ne kohë te ndryshme për një periudhe 3-mujore.

Burimet bëjnë me dije se 13-vjecarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale.

Vajza ka pranuar dhe ka shkuar më të 8 djemte ne kohe të ndryshme por kanë qënë prindërit ata që e kanë kuptuar dhe e kanë  shtrënguar të miturën tu tregojë.

Pasi kanë dëgjuar nga e mitura historinë së bashku me vajzën ata kanë bërë denoncimin në polici, e cila menjëre ka arrestuar 7 të rinj ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. 

Rasti u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Denoncimet tek Berisha: 

-Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

-Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare "Rilindja "Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

EMISIONET