Ngjela mbështet nismën e Ora News për skanimin e rrugëve: Mos ndaloni as mos u trembni
Ndërtimi i rrugëve, cilësia dhe standardet prej vitesh mbeten shqetësimi kryesor në Shqipëri. Për këtë arsye për herë të parë në Shqipëri në bashkëpunim me Ora Neës kompania daneze “Dynatest” po verifikohen parametrat e realizuara në ndërtimin e rrugëve të kryeqytetit.
Avokati Spartak Ngjela mbështet këtë nismë të Radio Televizionit Ora News duke nënvizuar se publikimi i rezulateve të këtij studimi do i japin një vlerë të madhe televizionit. Madje sugjeron që projekti të shtrihet dhe në akset e mëdha nacionale
“Shumë mirë që keni marrë këtë iniciativë sepse pjesa e rrugëve është pjesa më skandaloze e korrupsionit shqiptar. Pashë firmën daneze dhe është me shumë teknologji të lartë por të mbarojë punën me Tiranën dhe më pas të merret me akse të mëdha rrugore.
Ju merrni një vlerë shumë të madhe nëse del një rezultat korruptiv ose abuzimi pavarësisht se nga. Rëndësi ka që do të nxjerrë në pah abuzimin që është bërë me rrugët. Unë isha i pari që godita mafian e rrugëve dhe të ndërtimit, ndërkohë tërmeti nxorri në pah këto momente negative të zhvillimit shqiptar. Edhe kjo e juaja është një ekspertizë normale që e përkrah me dy duar,” u shpreh Ngjela i ftuar ne studion e Televizionit Ora
Ngjela gjithashtu kërkoi që kjo nismë e Radio Televizionit Ora News të mos ndalojë dhe të mos ndërpritet për shkak të frikës.
Spartak Ngjela: “Nëse kryetari i bashkisë mërzitet pse bëhet kontroll me parëtë e shoqërisë për të parë ku shkojnë paratë e taksapaguesve atëherë ky nuk është kryetar bashkie. Le të shkojë deri në fund procesi dhe madje duhet të vijojë me akset e mëdha rrugore
Beti Njuma: Jo vetëm nuk kemi pasur reagim apo falenderim por kemi pasur një komunikim me gjuhë fyese për shkak të verifikimit që po kryejmë ne si gazetarë për cilësinë e rrugëve por dhe për lajme të tjera kritike që në janë në interest ë qytetarëve të Tiranës të cvilët paguajnë shumë taksa
Spartak Ngjela: Kjo është risi nëse kryetari nuk e kupton është fatkeqësi për kryetarin. Ju duhet të vazhdoni punën. Se mos trembeni. Është pozitive dhe po pres rezultatet. Ju i keni hyrë një aksioni që është risi për Shqipërinë. Të shohim rezultatet e kompanisë daneze. Korrupsioni shtetëror pa mafien e ndërtimit nuk bën dot korrupsion. Nuk do të kishte korrupsion po të mos ketë mafie të ndërtimit.
