Në kërkim edhe vrasësi i policit dhe djalit të tij të mitur në Fier në vitin 2000

Në kërkim edhe vrasësi i policit dhe djalit të tij të

Policia e shtetit publikoi foton e personit të gjashtë në listën prej 50 personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare që do të bëhen objekt i punës së njësisë speciale të kërkimit ENFAST. 

Bëhet fjalë për Engjëll Brahimin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një ektivi policie dhe djalit të tij 8 vjeç në vitin 2000. Gjatë sulmit me armë ai plagosi dhe nipin e mitur të policit.

"Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç" sqaron policia.

Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Vrasje me paramendim, për hakmarrje".

LEXO EDHE:Kush janë 5 të shumëkërkuarit nga policia?

EMISIONET