Mjeku Koduzi publikon skandalin: Infektivi ka 4 bokse dhe 4 njësi respiratore të 2009
Mjeku Gazmend Koduzi ka publikuar sipas tij në një skandal në mjekësi.
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se në Shqipëri tek Infektivi ka 4 bokse dhe 4 njësi respiratore të gatshëm për t’i përballuar këtë situatë.
Koduzi:
Kur bëhet skenarët bëhet ai më i keqi, i bie që në Shqipëri të kenë komplikacione 10% e atyre që do të preken, pra 180 mijë veta. Nuk e di sa përqind e tyre mund të kenë nevojë për tu shtruar në spital.
Në Shqipëri, tek Infektivi
ka 4 bokse dhe 4 njësi respiratore të gatshëm për t’i përballuar këto, të bërë qysh në vitin 2009. Sot Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë listën e pajisjeve mbrojtëse për t’i prokuruar.
