Emrat e zv/kryeministrit dhe 6 ministrave teknikë në qeveri
Duke filluar nga pasditja e sotme, (22 maj 2017) në kabinetin e qeverisë "Rama" do të kemi një zv.kryeministre teknike dhe 6 ministra të rinj teknikë, të propozuar nga Partia Demokratike.
Ledina Mandia, ish-avokate e Shtetit do të votohet sot në vend të zv.kryeministrit Niko Peleshi, si zëvendësja e Ramës, deri më 25 qershor.
Mandia ka kryer deyrën e Avokates së Shtetit në kohën e qeverisë "Berisha", ndërsa aktualisht është këshilltare e Presidentit.
Për postin e ministrit të Brendshëm, në vend të Fatmir Xhafës, do të votohet ministri teknik Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit.
Në krye të ministrisë së Financave për muajin në vijim do të jetë Helga Vukaj, aktualisht drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.
Një nga emrat e njohur të qeverisë së re do të jetë ai i ministrit të Drejtësisë. Në këtë post do të votohet këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.
Gazmend Bardhi, duke zënë vendin e Petrit Vasilit, aktuakisht kryetar i LSI.
Ministre e Arsimit dhe Sportit, në vend të Lindita Nikollës, do të jetë Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka shprehur problemtika të ndryshme gjatë protestës 3-mujore në çadër.
Në krye të dikasterit të Shëndetësisë do të jetë kirurgu, pedagogu dhe ish-zv/rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Beqiri, duke zënë vendin e Ogerta Manastirliut.
Ndërkaq ministren e mirëqenies Sociale Olta Xhaçka do ta pasojë ministrja teknike e PD-së Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e "Statkraft" dhe më herët drejtoreshë e CEZ.
Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballanca për kreun e Avokatit të Popullit.
Emrat janë publikuar pas takimit që Rama zhvilloi me kryetarin e partisë Demokratike Lulzim Basha në ambientet e Pallatit të Kongreseve pasditen e 21 majit 2017.
Emrat e ministrave të rinj:
Zv/kryeministre Ledina Mandia.
Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj
Ministër i Financave, Helga Vukaj
Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
Ministre e Arsimit, Mirela Karabino
Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj
Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha
Emrat kanë marrë dakordësinë edhe nga kryeministri Edi Rama.
[caption id="attachment_1008797" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Lista e ministrave teknik[/caption]
Takimi Rama-Basha - Takimi zgjati përreth 40 minuta. Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ndërsa kryetari i PD-së i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi. Kryeministri Rama dhe kreu i PD, Basha nuk dhanë deklaratë për mediat, por pak minuta më vonë PD publikoi jetëshkrimet e tyre, ndërsa Kryeministria konfirmoi se jep konsesunsin për këta emra, duke i dërguar për dekretim te presidenti Nishani.
[caption id="attachment_1008790" align="alignnone" width="640"]
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit në Pallatin e Kongreseve[/caption]
[caption id="attachment_1008779" align="alignnone" width="640"]
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim në Pallatin e Kongreseve[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=ywqpG8VMuKk
https://www.youtube.com/watch?v=tIQDybUAu_E
Votohen nesër Ministrat teknikë, komisionet e Vettingut, Kryetari i KQZ
(Lajmi i publikuar mbremjen e 21 majit u perditesua me 22 maj 2017)
/Ora News.tv/
