Burg per nusen që helmoi vjehrrën. Hoxha: “Nuk më lejon feja të denoncoj”
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 21 vjecaren, që akuzohet se helmoi vjehrrën e saj me fostoksinë, një vit më parë.
Bashkë me 21-vjeçaren Marjana Cmeta, në burg do të qëndrojnë edhe bashkëshorti i viktimës, Agim Lami, kushëriri i tij, Arben Saliu, si dhe hoxha Hysen Shehu, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit.
Por vetë autorja nuk ka pranuar të flasë para gjykatës ndërsa i vetmi që ka dhënë shpjegime ishte hoxha Hysen Shehu, i cili nuk ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij nga prokuroria.
I pandehuri ka pretenduar se nuk e lejonte feja te denonconte ndërsa e quante te kryer detyren e tij persa kohe kishte njoftuar bashkëshortin e viktimes.
Në këto kushte gjykata ka vendosur ti lërë ne burg katër të arrestuarit deri në përfundim të hetimeve.
21 vjeçarja Marjana Cmeta e akuzohet nga prokuroria se ka vrarë vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, duke përdorur helmin e rëndë.
Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami. Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë, ndaj dhe tani do të duhet të vuajnë dënimin, së bashku me të afërmin e Agimit, i cili ka qenë në dijeni të videos.
