Fshihej në Tiranë, kush është italiani që i shiti armë djalit të “Sandokanit” të mafies

Fshihej në Tiranë, kush është italiani që i shiti

Tetë ditë më parë, u arrestua në Tiranë, 50 vjeçari italian Ciro Centice dhe një 49 vjeçar shqiptar Lefter Lamaj, banues në Vlorë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, ku 50 vjeçari ishte dënuar me mbio 5 vite burg, ndërsa Lamaj akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

Por, kush është Ciro Centice? 

Ndaj 50 vjeçarit italian është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar nga organet e drejtësisë në Trieste dhe akuzat për të cilat ai akuzohet janë kryer në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000, siç shkruajnë mediat italiane.

Centice është dënuar për krime të ndryshme përfshirë edhe shitjen e armëve për  Schiavone Nicola, i biri i Francesco Nicola i njohur edhe i “Sandokan” bosi i famshëm i klanit mafioz të Kamorras. Ai i ka shitur 16 mitralozë scorpion, 7 granata dore, tre donatorë, 2 kg eksploziv si dhe armë të tjera.

Gjithashtu, shtetasi italiane akuzohet për pastrimin e 100 mijë liretave, si dhe shitje të kokainës. 50 vjeçari italian akuzohet edhe për sulm seksual ndaj punëmarrësit të tij kur menaxhonte një bar në Trieste, shkruan “Ansa”.

Urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij është lëshuar në vitin 2005 dhe për rreth 12 vite ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

EMISIONET