Tiranë, arrestohen dy persona të kërkuar nga drejtësia italiane
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italine janë arrestuar në Tiranë
Në pranga u vunë Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.
Policia sqaron se 50-vjeçari “është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali me 5 vjet e 2 muaj burg për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.
Ndërsa për shetasin tjetër Lefter Lamaj Autoritet Gjyqësore Italiane kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Të arrestuarit do ekstradohen në Itali, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
