"Frida, Xhoi & Xhei", 20 vite punë cilësore, përkushtim dhe kujdes ndaj të bukurës
"Frida Xhoi and Xhei" prezantoi mbrëmjen e së enjtes koleksionin e ri të fustaneve të nusërisë për vitin 2020. Në një festë madhështore, vajzat më të bukura të Shqipërisë sfiluan me fustanet më të fundit të modës, që vijnë ekskluzivisht për nuset si zgjedhje për ditën e tyre më të bukur.
20-vjetori i “Frida, Xhoi & Xhei” u organizua nën magjinë e muzikës së zgjedhur dhe sfilimit të magjishëm të vajzave më të bukura shqiptare, duke prezantuar koleksionin më të ri të vitit 2020.
Në mbrëmjen speciale të organizuar të enjten, personazhe të njohur të muzikës, televizionit dhe artit, shijuan elegancën dhe kënaqësinë që dhuroi prezantimi i koleksionit të ri.
Edhe këtë vit, "Frida Xhoi and Xhei" përzgjodhi fustanet më të fundit të stilit dhe modës për t’i sjellë për nuset shqiptare, në një mjedis me arkitekturë të veçantë dhe magjike.
Mbrëmja përfundoi me sfilatën e të vegjëlve, që dhuruan emocione të veçanta nën petkun e fustaneve të bardhë.