Festoi me stilin ushtarak ndaj Shqipërisë, klubi gjerman prish kontratën me mesfushorin

Festoi me stilin ushtarak ndaj Shqipërisë, klubi gjerman prish

Festimi ushtarak në fitoren ndaj Shqipërisë por edhe në barazimin 1-1 ndaj Francës ka dhënë dënimet e para te kombëtarja e Turqisë.

Përshëndetje, e cila lexohet si nxitëse për sulmet e ushtrisë turke në Siri ka përfunduar në radarët e UEFA-s, e cila ka nisur menjëherë hetimet për origjinën e kësaj mënyre festimi. Ai që e ka vuajtur shumë këtë festim është mesfushori, Cenk Sahin, i cili ka shkëputur marrëveshjen me klubin e Bundesliga 2 në Gjermani, St. Pauli.  

Sahin e kishte postuar foton në rrjetet sociale "Instagram", nga ku mori kërkesa për ta fshirë dhe për t'i prishur kontratën. Kërkesat e tifozëve janë përshëndetur nga klubi, që ka vendosur ta largojë nga skuadra si mbështetës i ushtrisë së vendit të tij në veri të Sirisë.

"Faktorët kryesorë në marrjen e vendimeve ishin mosrespektimi i tij i përsëritur për vlerat e klubit dhe nevoja për të mbrojtur lojtarin", tha St Pauli në një deklaratë për shtyp.

Ende nuk dihen masat që do të merren nga Organi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, ku një ide është mundësia e një përjashtimi të Turqisë nga Euro 2020. E në të tilla kushte, do të ishte Shqipëria ajo që do të përfitonte. Kuqezinjtë mbajnë vendin e katërt me 12 pikë, tre më pak se Islanda dhe 7 nga Turqia e vendit të parë.

EMISIONET