Dritan Hila sjell “Arena” çdo të enjte në Ora News
"Arena" është emisioni më i ri politik në "Ora News" dhe prej së enjtes së ardhshme 6 tetor publicisti Dritan Hila do të sjellë debat të fortë dhe intervista ekskluzive me protagonistë të jetës politike dhe aktualitetit në vend.
"Arena" do të jetë një show politik në një format konkurues televiziv që synon të mbajë para ekranit të Radio Televizionit Ora News teleshikuesit çdo të enjte në ora 21:00.
Dritan Hila një emër i njohur i analizës politike vjen me ambicien e vënies së "Arenës" në dispozicion të mendimit dhe debatit politik.
Presidenti i RadioTelevizionit Ora News Ylli Ndroqi e ftoi Dritan Hilën të bëhet pjesë e televizionit, një ftesë që u prit mjaft mirë, duke pranuar të bëhet pjesë e Grupit Mediatik Yldon.
"Arena" debati që nuk duhet ta humbisni të enjteve ora 21:00 në Ora News
Dritan Hila ka qenë diplomat dhe më pas Zv. Ministër i Mbrojtjes, në qeverinë Rama, post prej të cilit dha dorëheqjen, për t’iu rikthyer medias, ku është prej 10 vitesh një zë i rëndësishëm me opinionet dhe analizat televizive.
Ishte Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi, i cili e ftoi Hilën të bëhet pjesë e televizionit që drejton, ftesë të cilën Hila e priti me shumë kënaqësi.
/Oranews.tv/
