Aktori i njohur shkodran Besnik Çinari në gjendje të rëndë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2018, 21:01
Aktori i njohur i humorit shkodran, Besnik Çinari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në repartin e reanimacionit në QSUT në Tiranë.
Ai ka pësuar atak në zemër, por ka arritur të mbijetojë.
Aktori është dërguar me urgjencë në repartin e kardiologjisë mbrëmjen e shkuar.
Përveç se i është vendosur një unazë, ndaj tij pritet edhe një ndërhyrje nga kirurgët.
Mjeshtri i Madh ka luajtur për 4 net me radhë në Teatrin "Migjeni" ditët e fundit.
