Arrestime të shumta në protestë, thirrja e mjekut: Nesër më shumë, të shpëtojmë vendin nga diktatura

Edhe pse protesta e sotme ishte shumë paqësore, Policia ndërhyri dhunshëm ndaj qytetarëve me gaz lotsjellës dhe autobotë uji, ndërsa vijojnë ende arrestimet.

Lidhur me këtë situatë që po ndodh në Tiranë reagon edhe mjeku Ilir Allkja.

Përmes një postimi në Facebook ai bën thirrje që protesta e nesërme të jetë më masive në mënyrë, sipas tij, të shpëtojmë vendin nga diktatura.

"Përsëri arrestime !Nesër në mbrëmje të dalim më shumë në rrugë. Ata nuk kanë pranga për të gjithë !Të shpëtojmë vendin nga diktatura", shkruan mjeku në postimin e tij.

Lexo edhe:

Policia mësyn ndaj protestuesve dhe bllokon hyrje-daljet e sheshit “Skënderbej”

Arrestohet gjatë protestës, revolta e qytetarit: Zgjohuni, Atdheu është në rrezik

Vendi Lajme protesta Politikë mjeku Aktualitet ilir allkja thirrja

EMISIONET