Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, akuzuan PS se po po kërkon të bëjë ndryshime të njanshme në kodin zgjedhor.

Bylykbashi: Opozita u ka qëndruar pikë për pikë angazhimeve të 14 janarit. Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE-ODIHR, përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e këshillit. Ne do të vazhdojmë këtë detyrë për të zbatuar standardet ndërkombëtare brenda dhe jashtë Këshillit, presim reflektimin e PS.

Vasili shkoi më tej, kur tha se Gjiknuri thotë do ta presë dhe qepë kodin zgjedhor si do ti shkojë më mirë dhe në interes të PS.

Vasili: Vendosëm draftin në tavolinë, qëndrimi i Gjiknuri ishte refuzues. Ai tha se vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë te OSBE-ODIHR. PS do të minojë dhe shkatërrojë Këshillin Politik. Të tmerruar nga realiteti i humbjes së zgjedhjeve thonë që këshilli politik qenka organizëm konsultativ.  Gjiknuri e tha qartë se partitë politike e bëjnë ligjin zgjedhor sipas interesave të tyre.

Por Bylykbashi paralajmëroi se Këshilli nuk ka për të qenë krrë as fasadë dhe as vulë noteri e mazhorancës për intersat e saj.

Të pyetur nëse do të njohin ligjin e ri zgjedhor nëse kalon në mënyrë të njëanshme, Bylykbashi tha:

Bylykbashi: Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve, mazhoranca kërkon të ndryshojë mekanizmin me të cilat partitë marrin votat dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venecias dhe ODIHR i kanë vizë të kuqe këto elementë thelbësore nuk ndryshojnë nëse ka kaluar një vit, ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare. Qëllimi i Këshillit është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Nëse nuk ka konsensus mekanizmi është ti drejtohemi OSBE-ODIHR. Opozita ka për draft kodin zgjedhor ekzistues sa u përket koalicioneve parazgjedhore.