Tjetër aksident nëntokë, plagoset minatori 47-vjeçar në minierën e Bulqizës
Një tjetër aksident është shënuar në galeritë e minierës së Bulqizës. Një minator, rreth 47-vjeç ka mbetur i plagosur teksa punonte nëntokë.
Aksidenti sipas burimeve është shënuar në nivelin e 18 të minierës, ku sipas burimeve minatori ka rënë nga furneli.
47-vjeçarit mësohet se ka pësuar lëndime në kokë dhe trup për të cilat ka marrë trajtim në spitalin e Bulqizës dhe mësohet se nuk ka pasur rrezik për jetën.
Ky ishte aksidenti i dytë brenda katër ditëve në ambientet e minierës së Bulqizës.
Më 1 mars një minator 55 vjeçar mbeti i plagosur në të njëjtat galeri të administruara nga një kompani private.
Agron Gjeta, mbeti i plagosur rëndë pasi u godit nga një gur, por fatmirësisht arriti tu mbijetojë plagëve.
Më 24 shkurt 49-vjeçari, Fiqiri Karaj, baba i tre vajzave humbi jetën si pasojë e një aksidenti në një minierë private në zonën D të Bulqizës.
Të paktën 5 minatorë kanë humbur jetën përgjatë vitit 2020 në miniera, ku aksidenti më i rëndë u shënua në Selishtë të Dibrës me tre viktima.
Në 5 vitet e fundit, përllogaritet se janë më shumë se 30 minatorë që kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga aksidentet në galeri.
LEXO EDHE- Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, minatori në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës
