Zi në familjen Totti, Covid-19 i merr jetën babait të legjendës së Romës

Zi në familjen e Francesco Tottit.

Siç raportojnë mediat italiane, ka ndërruar jetë babai I legjendës së Romës, Enzo Totti, 76 vjeç, raporton Ora News.

Mësohet se babai i futbollistit ndërroi jetë në spitalin “Lazzaro Spallanzani” të Romës për shkak të Covid-19.

Enzo Totti, përveç se I prekur me Covid-19, vuante edhe nga disa pathologji të tjera, ndërsa ishte shtruar në spital pak ditë më parë.

Francesco Totti dhe babai disa vite më parë

Ndërkohë që nuk ka munguar as mesazhi i Klubit të Romës, që përmes një postimi në Twitter shkruan:

“Mirupafshim Enzo. Përfaqimet tona shkojnë për Fiorellan, Francescon, Riccardon dhe të gjithë familjen Totti”, raporton Ora News.

/a.r, OraNews

Sport Lajme itali Covid-19 Futboll Lajmi i fundit babai Francesco Totti

EMISIONET