Vjosa Osmani kritika BE-së nga Tirana: Koha për veprime konkrete. I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën...

Presidentja Vjosa Osmani, foli për rëndësinë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, teksa mbërriti në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politikan Europian.

Vjosa Osmani: Më me rëndësi janë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe BE. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, për fat të keq akoma nuk është shqyrtuar.

Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që u jepen shteteve aspiruese, të ketë veprime konkrete, veçanërisht për shtete si Kosova që është në linjë të plotë me BE.

Kosova është gjithë e gatshme që të marrë pjesë në dialog.

Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera.

Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”.

EMISIONET