VIDEO/ Rama ironizon deklaratat e Berishës: Filloi avazi… po vidhen votat

VIDEO/ Rama ironizon deklaratat e Berishës: Filloi avazi… po vidhen

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës, i cili shprehet se kryeministri Rama do të tentojë vjedhjen e votave, por opozita do t’i mbrojë ato.

“Filloi avazi… po vidhen votat”, shkruan Rama, ndërsa publikoi videon me deklarata të Berishës.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

 

EMISIONET