"Sot qytetarët kanë pushtetin", Shpëtim Idrizi: Vota, një akt dashurie për vendin!

"Sot qytetarët kanë pushtetin", Shpëtim Idrizi: Vota,

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas votimit ka folur para mediave. Idrizi gjatë fjalës së tij u shpreh se 11 maji është një ditë ndërgjegjeje kombëtare.

Ai u shpreh se sot është dita e qytetarëve të zakonshëm, të cilët me votën e tyre dhe me vullnetin e lirë përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe të qetë, duke e cilësuar votën si një akt dashurie për vendin.

“Uroj që kjo të jetë një ditë e qetë, e paqtë dhe e denjë për çdo shqiptar, një ditë shprese për një vend që ka potencialet dhe njerëzit për t’u bërë një vend i zhvilluar dhe demokratik. Sot qytetarët kanë pushtetin. Dhe votimi i tyre është mënyra më e mirë për të treguar kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj së ardhmes së Shqipërisë,” përfundoi Idrizi.

EMISIONET