Sina: Zgjedhjet sollën një stil të ri, por sërish nuk përmbushën standardet e pritura

Sina: Zgjedhjet sollën një stil të ri, por sërish nuk

I ftuar në një lidhje direkte në studion e lajmeve në "Ora News", gazetari Beqir Sina tha se këto zgjedhje u zhvilluan me një stil të ri, por sërish nuk përmbushën standardet e pritura.

" Këtë proces zgjedhor e kam ndjekur me shumë kureshtje për natyrën e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve pasi ishin zgjedhjet e para në Shqipëri që zhvilloheshin në këtë mënyrë dhe në këtë stil të cilin Shqipëria e përdori për herë të parë që ishte larg votimeve të mëparshme.

Ishte një formë krejt e re që unë mendoj se erdhi pasi PD e solli këtë dhe opozita në përgjithësi me këshilltarët e saj solli atë stilin amerikan të këtyre zgjedhjeve.

Kjo ishte shkaku që kisha një kureshtje të madhe që të ndiqja këto zgjedhje, ndryshe nga herët e tjera dhe deri diku mendoj se nuk kam qenë i zhgënjyer me mënyrën sesi u zhvillua fushata, por ajo që më lë me atë dyshimin e këtyre zgjedhjeve është se Shqipëria dhe kjo qeveri nuk arriti ti bënte zgjedhjet ashtu siç dëshironim dhe ashtu siç mendonim", u shpeh Sina.

 

EMISIONET