Shella: Këto zgjedhje janë rritur kallëzimit për krime zgjedhore, por ka më pak arrestime

Shella: Këto zgjedhje janë rritur kallëzimit për krime

Përmes një interviste në Ora News, Gerti Shella kreu i INFOCIP tha se janë shtuar kallëzimet për krime zgjedhore këto zgjedhje, por ka më pak zbulueshmëri.

Shella: Zgjedhjet këtë vit në fakt janë karakterizuar nga një fushatë e qetë. Sigurisht krimet zgjedhore kanë qenë si temë dhe ka pasur më shumë denoncime nga opozita, duke pretenduar se janë rritur krimet zgjedhore, por ne nuk kemi parë nga prokuroritë që janë bërë në flagrancë.

Kemi pasur sot 3 arrestime në flagrancë, teksa deputeti i opozitës Xhelal Mziu me të vetët bëri një arrestim qytetar, derisa erdhi policia, duke kapur materiale zgjedhore dhe para. Dibra në një farë kuptimi vjen si një qark problematik. Është për tu habitur se kemi më shumë kallëzime në SPAK sesa në vitin 2021, ndërsa sot vetëm në fushatë bëhet fjalë për 135-140 kallëzime në SPAK, por nuk kemi kapur rekordin e arrestimeve.

EMISIONET