Seferi: Shëndet dhe begati për Pashkë, çdo qytetar i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt fitores

Seferi: Shëndet dhe begati për Pashkë, çdo qytetar i

Kandidati i Demokratëve Euroatlantikë, Pëllumb Seferi ka bërë një urim lidhur me Pashkën, duke thënë se e ardhmja duhet të jetë e ndritur për të gjithë.

Seferi: Të dashur bashkëqytetarë, Në këtë festë të bekuar të Pashkëve, ju uroj paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Le të na frymëzojë kjo ditë me besim, shpresë dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë.

Ashtu si ringjallja simbolizon një fillim të ri, edhe unë besoj në një të ardhme më të ndritur për komunitetin tonë – me më shumë mundësi, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.

Gëzuar, me Shëndet Pashkët. Çdo qytetar është i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt fitores! Voto. Voto Koalicionin Euroatlantik

 

EMISIONET