Rama në Gramsh, thirrje demokratëve: Votoni PS, jo një 80 e kusur vjeçar që kërkon ta bëjë çorap Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama nga Gramshi ftoi demokratët që votën e tyre të mos e hedhin siç tha ai në “kënetë”, por më 11 maj t’i besojnë Partisë Socialiste. Ai theksoi se shqiptarët nuk mund të vënë interesin e një peroni,  para i9nteresit kombëtar.

Kryesocialisti sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, i cili sipas tij kërkon votën më 11 maj për të bërë “Shqipërinë çorap”.

“Një 80 e ca vjeçar, kërkon të bëjë çorap Shqipërinë. O bashkë për të mirën e përbashkët për të gjithë fëmijët tanë demokratë e socialistë, o të ndarë për interesin e një familje të vetme ose me Shqipërinë me BE në Europës asnjëherë e përgjithmonë, ose me kënetës në gropë, edhe njëherë nga e para. Ky është 11 maji.”, tha ai.

EMISIONET