Përplasje në KZAZ 40, policia tenton të nxjerrë me forcë vëzhguesit e partisë "Mundësia", ankesa për votat

Kandidatja e Partisë Mundësia dhe vëzhgues të Partisë Mundësia janë përplasur me numëruesit në KZAZ nr 40 në Tiranë lidhur me pretendimet se disa fletë votimi për këtë parti ishin të pavlefshme.

Pas revoltës së kandidates që ka kërkuar tu tregohen fletët që pretendohet se janë të pavlefshme, anëtarët e KZAZ kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të nxjerrë jashtë përfaqësuesit e Mundësia.

Shehaj: Me jep fletët. Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve, hajt tani jepi. Mendon se po kërcënon, nxirr votat e partisë Mundësia, pse duhet të vijnë kandidatët.

KZAZ: Faleminderit për edukatën. Ata kanë futur duart me ne këtu, jo më të dalim ne jashtë.

Sipas një njoftimi zyrtar, 6 fletë votimi të kësaj partie po tentohet të shpallen të pavlefshme, pavarësisht se mbajnë të dy vulat e rregullta të komisionit.

Arsyeja e përmendur është “ngjyra e zbehtë” e fletëve, të cilën Partia Mundësia e cilëson si një argument banal dhe të paarsyeshëm.

Për këtë incident është njoftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ndërsa Agron Shehaj është nisur drejt qendrës së numërimit. Po ashtu, mbi këtë rast është informuar edhe misioni i vëzhguesve të ODIHR-it.

EMISIONET