Partia "Mundësia" e Agron Shehaj drejt mandatit të 2-të në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 20:01

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1238 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 16798 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 199881 vota, duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 146281 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë Partisë Mundësia.
Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë, teksa ka grumbulluar 20960 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

