Numërimi në Kukës drejt fundit/ PD-ASHM kryeson bindshëm, kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend

Numërimi në Kukës drejt fundit/ PD-ASHM kryeson bindshëm,

Në Kukës janë numëruar 136 QV nga 139 gjithsej. Sipas shifrave të publikuara nga KQZ. PD-ASHM kryeson bindshëm me 18365 vota, duke krijuar një diferencë të thellë e cila nuk mund të thyhet në tre kutitë e fundit.

Ndërkohë PS ka marrë 10665 vota dhe ndiqet nga PSD me 4848 vota. Shqipëria Bëhet ka mundur të marrë vetëm 214 vota deri më tani. PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1.

Tashmë ka nisur numërimi dhe për kandidatët, ku te PD udhëheq Elvira Peka me 1192 vota, ndërkohë nga listat e mbyllura, kanë siguruar mandat deputeti Flamur Hoxha nga Partia Demokratike dhe Eduard Shalsi nga Partia Socialiste.

EMISIONET