Nga Veliaj te Beqja e Çyrbja…/ Xhaferri: Ja 11 Kurbanët për të cilët PS duhet ndëshkuar me votë më 11 Maj!

Nga Veliaj te Beqja e Çyrbja…/ Xhaferri: Ja 11 Kurbanët

Kandidati demokrat që garon në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për deputet në Qarkun e Tiranës, nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Madhështore’ të PD, Besart Xhaferri ka listuar 11 emra të PS, për të cilët thotë se duhen ndëshkuar me votë masive më 11 maj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa i ka ironizuar 11 emrat e socialistëve, si 11 kurbanët e radhës së Edi Ramës, Xhaferri thotë se janë arsye e fortë që duhen përjashtuar nga politika shqiptare, për shkak të vjedhjeve dhe aferave korruptive në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Në krye të listës së 11 personazheve, qëndron Erion Veliaj, si Kurban i Pastrimit të Parave në ndërtim si dhe Djegësit të Tiranës, i ndjekur më pas nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me PPP në shëndetësi, Arben Ahmetaj, i arratisur si Kurban i inceneratorëve, ish deputetin socialist, Jurgi Çyrbja, Kurban i platformës “Deputeti që Duan Bandat, etj…

Statusi

1- Erion Veliaj Kurban i Pastrimit të Parave në ndërtim si dhe Djegësit të Tiranës.

2- Ilir Beqaj Kurban i PPP-ve në shëndetësi që vranë shqiptarët.

3- Arben Ahmetaj në arrati se u bë Kurban i inceneratorëve.

4- Jurgis Çyrbja Kurban i platformës “Deputeti që Duan Bandat”.

5- Alqi Bllako Kurban i aferës së djegësve.

5- Arben Ndoka në kërkim si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal, Kurban i Dekriminalizimit.

6- Safet Gjici “Kurban” i tjetërsimit bastioneve të PD përmes blerjes së votës.

7- Sajmir Tahiri Kurban i kanabizimit të vendit.

8- Jorgo Goro Kurban i investitorëve strategjikë.

9- Vangjush Dako Kurban i betonit dhe lejeve abuzive të pallateve në Durrës.

10- Shukri Xhelili Kurban i petaleve të Rilindjes.

11- Shpëtim Gjika Kurban i pabesisë së Edi Ramës.

EMISIONET