Nela: Vota e diasporës ishte komplot i orkestruar nga një sekt
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", analisti Milaim Nela komentoi zhvillimet zgjedhore dhe mënyrën si u përfshi diaspora në procesin e votimit.
" Ishte autogol. E tha dhe zoti Rama, rezultati doli dhe po del sipas projeksionit të kryeministrit.
Unë jam nga të rrallët që e kam denoncuar votën e diasporës e tingëllonte pak kontraverse sepse unë kam qenë mbrojtës publik, zë i votës së Diasporës që nga viti 2004 të paktën.
Publikisht edhe me shkrime dhe me zë publik. Por mënyra sesi u bë, sesi erdhi vota e Diasporës në këto zgjedhje ishte një komplot i pastër sipas meje, që nga i ashtëquajturi vendim i gjykatës Kushtetuese që shpallej gjoja fitore të pjesshme të një grupimi që për mua është grupim i orkestruar dhe i përpunuar nga sekti që është në fuqi sot sepse unë nuk jam nga ata që besoj që pushtetin e ka PS-ja, është një sekt rilindas që nuk ka ideologji.
Nuk e mendoja që ta fusja emrin në regjistrat që bënë ata sepse Rama e ka provuar jo vetëm gjatë kohës që ka qenë kryeministër por edhe kur ka qenë në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama nuk toleron në fusha të pasigurta në qoftë se ai nuk do ishte i sigurt që vota do ishte e kontrolluar prej tij, ai nuk do ta lejonte dhe nuk do ta votonte votimin me postë", u shpreh Nela.

