Kola: Gara për mandatin e fundit mes PD dhe Partisë Mundësia mban pezull Tiranën

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", gazetarja Denada Kola analizoi situatën politike paszgjedhore, duke theksuar rëndësinë e çdo vote në garën e ngushtë për mandatin e fundit në Tiranë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Mundësia.

" Për problematikën teknike do të duhet të presim vendimin që do të ketë KQZ-ja në këtë raport, por ajo që shoh unë është në aspektin politik.

Ne dimë që gara e vetme që është duke ndodhur është ajo e një mandati që do të ndahet me gjasa midis PD dhe Partisë Mundësia.

Pra do të jetë një mandat i cili do vendos nese do të jetë i Jorida Tabakut apo i Erald Kaprit, gjë që unë do të doja që në Parlamentin shqiptar të kishin qenë të dy ata dhe patjetër që janë dy figura të rëndësishme që do ti bënin nder Parlamentit.

Shohim që çdo votë ka rëndësi në këto momente për shkak se mandati është vetëm një dhe të dyja partitë luftojnë për këtë mandat.

Kështu që është e kuptueshme që Partia Mundësia duke qenë se dëshiron të ketë maksimalizimin e votës sepse çdo votë do e ndaj nëse do të jetë apo jo mandati i dytë për të në Parlament, është gjithë kohës i kujdesshëm për të parë dhe për të konstatuar çdo parregullsi.

Kujtojmë që partitë e mëdha kanë mundësi të kenë komisionerin e tyre ndërsa partitë e vogla kanë vetëm vëzhguesit.

E shoh qasje që është e gjitha e orientuar drejt çdo vote që shkon në këtë mandatin për të cilën po luhet në Tiranë dhe ndoshta është e vetmja gjë që po na mban aktualisht në një lloj pezulli sepse për fat të keq tashmë diferenca mes PS dhe PD ka qenë që orët e para shumë e madhe", u shpreh Kola.

 

EMISIONET