Koka: Procesi për mua ka dështuar që të quhet zgjedhje. Kërkon reflektim ndërkombëtar

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", gazetari Bled Koka bëri një analizë të ashpër mbi zhvillimet e fundit zgjedhore, duke e quajtur procesin një dështim të plotë.

" Kjo është qartazi që ajo që ka ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor nuk mund të mungonte edhe në pjesën e numërimit.

Procesi për mua ka dështuar që të quhet zgjedhje.

Për mua tashmë ka përfunduar thjesht një proces votimi banal dhe që rrit dhe presionin ndërmjet kandidatëve, ajo që është parashikuar të ndodhi.

Unë do të doja të flisja për atë që kemi parë në këto zgjedhje.

Mendoj se zoti Rama ka tentuar të pikturoj një popull i cili e urren opozitën.

Kjo lloj panorame, me një qeveri e cila ka 3 mandate, e cila ka gjysmën më të rëndësishme të saj ose në ndjekje penale ose në burg, është tregues i një qeverie që nuk punon për qytetarët por punon thjesht për interesat e veta.

Vjedhin votat për të vjedhur pushtetin dhe pastaj vjedhin gjatë pushtetit për të vjedhur votat ditën e zgjedhjeve. Kjo është një gjë që kërkon reflektim ndërkombëtar", u shpreh Koka.

 

EMISIONET