Koçi: S’doja të isha “dele e zezë” në Parlament, por lista e hapur nuk i frymëzoi votuesit
Në një intervistë për "Ora News", deputeti Petro Koçi shprehu zhgënjimin e tij për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, duke thënë se megjithëse votoi pro listave të hapura, rezultati prej vetëm 41.6% është një tregues shqetësues.
" Unë e kam kundërshtuar që pa u votuar pavarësisht se unë votova pro sepse nuk dua të jem gjithmonë një dele e zezë në Parlament, sepse mendoja se lista e hapur me shumë kandidatë, pra me shumë gjeneratorë që takojnë njerëz dhe kërkojnë votë dhe tek një fashë njerëzish që mund të jenë indiferent tradicionalisht në votime, do të çonte në një numër më të rritur.
Shpresoja sepse në fillim kishte disa shifra inkurajuese për pjesëmarrjen dhe mendoja se do të ishte një pjesëmarrje që ndoshta do e kalonte 50 % por nëse jemi në 41.6% kjo është e rëndë", u shpreh Koçi.

