Kajsiu: Surpriza e zgjedhjeve ishte mungesa e surprizës
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", analisti Blend Kajsiu analizoi rezultatin zgjedhor, duke theksuar se nëse trendi aktual vazhdon, Edi Rama pritet të ketë mjaftueshëm vota për të ndërmarrë edhe ndryshime kushtetuese.
" Duke gjykuar nga rezultatet e deritanishme, ndonëse nuk kemi ende rezultatet e Diasporës, nuk ka ndonjë surprizë të madhe, përkundrazi surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte mungesa e surprizës.
Unë besoj që Rama që tani i ka votat në qoftë se vazhdon ky trend që është për momentin , pasi duhet pasur parasysh që partia e Tom Doshit është aleate e zotit Rama dhe nga të dhënat e deritanishme zoti Rama ka 83 zoti Doshi ka 3.
Në qoftë se vazhdon ky trend ai e ka 86 vota pra mbi 84 dhe natyrisht që do të bëj ndryshime Kushtetuese, nuk e shikoj përse jo sepse nuk ka një mundësi për ta ndaluar këtë në Parlament", u shpreh Kajsiu.

