Ish-zyrtari i lartë i vetingut, që u katapultua në AKU-n famëkeq pozon me Ballën: Është makineri elektorale

Ish-zyrtari i lartë i vetingut, që u katapultua në AKU-n

Olsi Komici, një nga njerëzit e rëndësishëm të procesit të vetingut në Shqipëri, postoi një foto me deputetin socialist, Taulant Balla, gjatë mitingut elektoral të PS në Athinë, ku shumica dërrmuese ishin mitingashë të importuar nga Shqipëria.

Komici, që ka shërbyer në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkruan se Taulant Balla është një makineri elektorale.

“Me gurin e çmuar të Librazhdit, Partisë Socialiste dhe gjithë Shqipërisë: Taulant Balla.

Një makineri elektorale, por mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe, një politikan i popullit për popullin.

Vetëm respekt dhe mirënjohës, si shok dhe kontribuues në çdo aspekt të shoqërisë shqiptare,” shkruan ai.

Pasi kreu misionin e tij në emër të partisë, Komici është komanduar në krye të AKU.

Kujtojmë se edhe AKU është përfshirë në një skandal të rëndë pasi tonelata me mish me salmonelë përfunduan në tryezat e shqiptarëve nën hundën e AKU./Syri

EMISIONET