E buzëqeshur hedh votën në kutinë e votimit, vajza me karrocë ndihmohet nga komisionerët e qendrës në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 17:09

Një vajzë e rë e paralizuar ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Elbasan.
Komisionerët e qendrës e kanë ndihmuar vajzën duke i ulur kutinë e votimit në mënyrë që ajo të hedhë vetë votën brenda saj.
Në momentn që hedh votën ajo duket e buzëqeshur.
Një rast frymëzues e cila tregon se pavarësisht vështirësive fizike që ka ajo vendos që të votojë dhe të vendosë për të ardhmen e vendit.
