Dedaj: Tabaku po bën një fushatë dinjitoze, PD ka nevojë për figura si ajo
I ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News, gazetari Reldar Dedaj komentoi pozicionin e Jorida Tabakut në fushatën elektorale dhe sfidat me të cilat përballet Partia Demokratike në këtë proces.
"Realisht është e padrejtë në disa këndvështrime. Është e padrejtë edhe nga fakti që PD ndërtoi listat ashtu siç i ndërtoi. Mendoj se zonja Tabaku do i shërbente PD vetëm në listën e mbyllur, jo se nuk i shërben jashtë, përkundrazi i shërben akoma më shumë sepse po bën një fushatë dinjitoze.
Është e padrejtë për aspektin sepse zonja Tabaku është një politikane e brezit të ri, është një politikane e arsimuar, e artikuluar dhe Partia Demokratike në këtë lloj situate ka nevojë për këtë lloj formati sepse është donimuar nga formati ekstremist, i një gjuhe të panevojshme dhe se do ishte një figurë e butë.
Ka dhe një tipar shumë interesat në betejat elektorale, në betejat politike brenda Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ka bërë beteja shumë racionale dhe asnjëherë nuk ka rrëshqitur në vulk. Ka ngritur shumë çështje të jashtëzakonshme. Për shembll, në çështjen e inceneratorëve ka qenë triumfuese në betejën e saj dhe kjo është një 10-të të cilën nuk mund t'ia mohojë njeri.
Është e padrejtë fushata sepse administrata sot, mazhoranca socialiste ka 220 mijë vetëm të punësuar me kontrata të përkohshme. Është një numër jashtëzakonisht i madh që ka një kontrollim të jashtëzakonshëm dhe e bën pothuajse efikase betejën e PD, ka një pushtet të jashtëzakonshëm mediatik", u shpreh Dedaj.

