11 ditë para zgjedhjeve, socialistët në Këshillin Bashkiak të Durrësit miratojnë fondin për ndihmën ekonomike

 11 ditë para zgjedhjeve, socialistët në Këshillin Bashkiak

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka bërë me dije se sot është zhvilluar mbledhja e radhës e këshillit bashkiak.

Sipas Sakos, në këtë mbledhje janë miratuar të gjitha vendimet e rendit të ditës.

Kryebashkiakja e Durrësit thotë në një postim në rrjetet sociale se: “u miratuan familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajt mars dhe prill 2025, plani i masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota të bashkisë Durrës për vitin 2025, normat e furnizimit me uniformë të punonjësve të policisë bashkiake, si edhe dakordësinë për vazhdimin e procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore nga fondi pyjor kombëtar, në zbatim të vendimit nr. 37, datë 01.08.2023 të KKT-së për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin resort turistik Lura 5, faza 3, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës”.

11 ditë para zgjedhjeve, socialistët në Këshillin Bashkiak

EMISIONET