Djali nuk kontaktonte dot me të atin, policia e gjen të vrarë me thikë në banesë 91-vjeçarin
Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.Shtetasi Seri Petanaj jetonte i vetëm.
91-vjeçari, Seri Petanaj, që u gjet i pajetë në banesën ku jetonte i vetëm në Vlorë është vrarë.
Dyshimi i ngritur fillimisht për shkak të gjurmëve të dhunës së evidentuara në trupin e viktimës është konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Sipas burimeve, ata kanë arritur në përfundimin se i moshuari ishte qëlluar të paktën 4 herë me mjet prerës thikë, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Në të njëjtën kohë, mjekësia ligjore ka hedhur poshtë dyshimet se plagët mund të jenë aksidentale.
Pas këtij konstatimi, blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes që ende mbetet e mbuluar me të panjohura.
Pista kryesore është ajo e vrasjes gjatë një tentative grabitje.Ky dyshim përforcohet edhe nga shenjat e dhunës në trupin e të moshuarit.
Por nuk përjashtohet as mundësia që i moshuari të jetë vrarë nga persona të afërt apo që i njihte.
Ajo që dihet është se ka qenë djali i viktimës ai që ka bërë denoncim, duke vënë në lëvizje policinë pasi ka deklaruar se nuk arrintre të lidhej në telefon me 91-vjeçarin që jetonte vetëm.
Zyrtarisht policia tha se është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.
