Edhe pse data sot shënon 8 prill dhe jemi në zemër të stinës së pranverës, në qytetin e Korçës vijojnë reshjet e dëborës.

Siç shihet në videon e Ora News, qyteti juglindor është zgjuar në një petk të bardhë duke i dhënë një tjetër imazh qytetit të njohur edhe si “Parisi i Vogël”.

Sipas gazetares Iris Rezhda, në qarkun Koçë gjatë natës ka patur reshje dëbore, të cilat vijojnë ende me intesitet të ulët.

Trashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri 15 cm në pjeset malore, si në rrugën e Dardhës.

Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese për Mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje. Ndërsa në disa fshatra ka patur edhe mungesë të energjisë elektrike.

Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve në rrugë sjellin dëme në bujqësi dhe pemëtari.

Fatmirësisht, gjatë ditëve në vijim pritet një përmirësim i kushteve atmosferike me disa zona të vendit ku termometri do të regjistrojë mbi 20 gradë celcius.

Korçë, 8 Prill 2021