Zyrtarja amerikane takon Ramën më pas në kryesi me përfaqësues të PD-së por jo me Komisionin e Rithemelimit

Ora 10:50 Takimi me Alibeaj, Bardhin e Tabakun në Kryesine e Kuvendit

Është mbyllur rreth orës 10:20 minuta takimi i Ndihmës-sekretarja e shtetit për çështjet euroaziatike, Karen Donfried dhe delegacionit që e shoqëron për të vijuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku u mbajt takimi me kryetarin në detyrë të PD-së Enkelejd Alibeaj, nënkryetaren Jorida Tabaku dhe sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Zyrtarja amerikane pritet të japë mesazhet politike në një komunikim tjetër më vonë por nuk dihet nëse do të jepen përmes një interviste në media apo ndonjë mesazh nga ambasada amerikane. Pritet të jepen dhe mesazhe për opozitën në një kohë kur Sali Berisha, një person i shpallur non grata po kërkon të rikthehet në krye të PD-së.

Pritet të jepet dhe një mesazh mbështetës ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim e cila muajt e fundit ka qenë pjesë e kritikave të aktorëve politikë dhe në rrjet qarkullon një peticion kundër aktivitetit të saj në Shqipëri, informon gazetari i Ora News,Everest Dedaj.

Zyrtarja amerikane takon Ramën më pas në kryesi me

Zyrtarja amerikane takon Ramën më pas në kryesi me

Zyrtarja amerikane takon Ramën më pas në kryesi me

Ora 09: 15 Takimi me Ramën

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi bën me dije se Donfried ka takuar kryeministrin Rama në selinë qeveritare, ndërsa rreth orës 10:15 është parashikuar një takim së bashku me Gabriel Escobar i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, në kryesinë e Kuvendit me Enelejd Alibeaj dhe Jorida Tabakun.

Në takim do të marrin pjesë dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, por jo ata që kanë të bëjnë me Komisionin e Rithemelimit.

Takimi i zyrtares amerikane me demokratët nuk do të zhvillohet në selinë blu, pro do të zhvillohet në selinë e Kuvendit pas takimit me kryeministrin Rama.

Tema kryesore e diskutimit ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në BE. SHBA kërkon që Brukseli t'i japë një dritë jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të shkuar drejt konferencës së parë qeveritare.

Një temë tjetër që pritet sot të diskutohet mes Donfried dhe Ramës ka të bëjë me luftën në Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor. Ky ndikim i Rusisë në Ballkanin Perëndimor ka shqetësuar jo vetëm Brukselin por  edhe Amerikën.

Një temë tjetër diskutimi pritet të jetë reforma në drejtësi. SHBA dhe Brukseli janë të dyja të angazhuara për sa i përket vijimit të reformës në drejtësi dhe për mos intimidimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

EMISIONET