Zyrtare, Ardi Veliu paraqet dorëheqjen te Rama: E falenderoj nga zemra për kontributin
Tashmë është zyrtare. Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama i cili shkruan se ka një konsideratë të lartë për Veliun duke e falënderuar këtë të fundit.
Rama: Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer.

Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer. pic.twitter.com/C7dCbHvulC
— Edi Rama (@ediramaal) October 5, 2021

