Zjarri shkrumbon banesën dykatëshe në Korçë, shkak dyshohet një defekt në rrjetin elektrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2025, 11:17

KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, 22 qershor në fshatin Vithkuq të Korçës.
Dyshohet se banesa dykatëshe është përfshirë nga flakët nga një defekt në rrjetin elektrik.
Përshkak të flakëve banesa është shkrumbuar e gjitha dhe ka lënë pas dëme të shumta materiale.
Një nga katet mësohet se shërbente si lokal dhe tjetri për banim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.

