Zjarri te 10-katëshi, inxhinieri Myrtaj: Nuk është ndërtesa e vetme me këtë lloj fasade
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 20:59
Inxhinierët Erion Softa, Luan Myrtaj, Arben Meçe dhe Markel Baballëku ishin të ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News.
Ngjarja e pak ditëve ku një pallat u përfshi nga flakët dhe u dogj si kashtë, dhe cilësia e ndërtimeve të reja ishte tema e diskutimeve në studion e emisionit "Ora e Betit" në Ora News, të moderatores Beti Njuma.
Inxhinieri Myrtaj deklaroi se: "Normale është që popullata është injorante. Shkojnë e blejnë pallate të dobëta në ndërtim. Nuk është ndërtesa e vetme me këtë lloj fasade".