FOTO+VIDEO/ Zjarri në Pogradec, shpëtojnë familjarët! Policia: Përpihet banesa e 80-vjeçarit, flakët u përhapën edhe në shtëpitë ngjitur
Një zjarr i madh ka rënë në një shtëpi në Pogradec mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit. Zjarrfiksja sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për izolimin dhe fikjen e zjarrit.
Ndërkohë familjarët fatmirësisht kanë arritur të dalin nga banesa, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
POGRADEC- Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak. Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.
Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.
Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.


