TRAGJEDIA NË MALIQ/ U lëndua mes flakëve të shtëpisë, vogëlushja ende po lufton për jetën tek “Trauma”

Prej ditësh në Maliq ka pllakosur dhimbja, pas tragjedisë që ndodhi të dielën, ku nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që ‘mbërtheu’ të gjithë banesën.

Ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6 vjeçe e cila është e shtruar tek spitali i Traumës në kryeqytet.

Gazetarja Sonila Musaj raporton se: “Gjendja e 6-vjeçares vijon të jetë kritike për jetën. E mitura në gjendje të rëndë për shkak të djegieve të shumta. E mitura po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës”.

EMISIONET