Zjarri në Lefterhor të Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2025, 18:59

Situata në fshatin Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit. Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen rindezjes së tyre.
Mësohet se zjarri vijon të jetë aktiv në mal, dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit.
Ndërkohë zjarri ka djegur edhe disa koshere bletësh, teksa këto të fundit vërtiten nëpër fshat.
