Zjarri në Finiq, Balla: Situatë e vështirë, po punohet në disa drejtime edhe me helikopter

Zjarri në Finiq, Balla: Situatë e vështirë, po punohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale informon mbi situatën e zjarrit në zonën e Finiqit, Sarandë.

Sipas tij, situata është e vështirë dhe po punohet në disa drejtime.

“Zjarret në vend. Në Bashkinë e Sarandës në zonën e Finiqit kemi një situatë të vështirë. Forcat zjarrfikëse, si dhe Forcat e Armatosura përmes një helikopteri po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur banesat”, thekson Balla.

EMISIONET