Digjet pallati dy katësh në Shtyllë të Korçës, 3 familje në borë (FOTO)

Digjet pallati dy katësh në Shtyllë të Korçës, 3

Një pallat në fshatin Shtyllë të Korçës është djegur plotësisht mbrëmjen e së dielës, duke lënë 14 banorë jashtë, në një kohë që reshjet e borës kanë nisur në zonë. Në kushtet e ftohjes së motit dhe pamundësisë për t’i rindërtuar vetë, ata kërkojnë ndihmën e Bashkisë së Korçës.

Shuarja e flakëve u bë nga zjarrëfikëset, të ndihmuara edhe nga reshjet e shiut.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga oxhaku që mbanin ndezur banorët.

Ndërkohë që në fshat kanë nisur tashmë reshjet e dëborës, nga vatra e zjarrit që shkatërroi banesat del ende tym.

Aktualisht po diskutohet vetëm sigurimi i ushqimeve dhe vesh-mbathjeve për banorët e mbetur pa një çati mbi kokë, e më pas do të shihen mundësitë për banesa.

Për 14 banorët e asaj godine nuk ka mbetur më asgjë, vetëm shpresa se Bashkia nuk do i lërë të kalojnë dimrin jashtë.

Aktualisht, të trija familjet janë strehuar te të afërmit, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Digjet pallati dy katësh në Shtyllë të Korçës, 3Digjet pallati dy katësh në Shtyllë të Korçës, 3Digjet pallati dy katësh në Shtyllë të Korçës, 3Digjet pallati dy katësh në Shtyllë të Korçës, 3

EMISIONET