Zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim shpëtimit në Vlorë kërkojnë mjete të reja dhe pagë më të mirë

Tërmeti në Turqi dhe në Siri ktheu edhe një herë vëmendjen te investimet në sektorin e zjarrfikëses dhe ekipet e kërkim shpëtimit në Shqipëri. Nga Vlora, zjarrfikësi Luan Kapaj, kërkon nga shteti më shumë investime për mjete të reja, uniforma bashkëkohore dhe pagë më të mirë për këtë sektor.

Zjarrfikëset kërkojnë më shumë investime për sektorin e tyre.

Më shumë pajisje dhe mjete të reja e bashkëkohore është kërkesa e punonjësve të këtij sektori.

Luan Kapaj zjarrfikës në Vlorë, thotë se pavarësisht dëshirë së mirë të tyre për të ndihmuar këdo në situatë emergjente, mungesa e kushteve ua vështirëson punën.

“Ne që jemi profesionistë, që jemi për kërkim-shpëtim duhet të jemi gati për çdo gjë. Duket t’i kthejmë sytë nga zjarrfikësit se çfarë pajisjesh kanë dhe çfarë mjetesh.”

Jo vetëm mjetet, por edhe vlerësimi monetar ka shumë rëndësi.

“Si jetojnë dhe çfarë pagesa kanë dhe që të jenë gati për të shpëtuar jetën e njeriut.”

Jo çdokush thotë Kapaj, mund të bëhet pjesë e zjarrfikësve dhe të angazhohet në misionet e kërkim shpëtimit. Veç dëshirës, duhet të kenë trajnim të specializuar.

“Duhet të kemi përvojën e duhur dhe të ditë nga shkon. Brenda një ndërtese të rrëzuar duhet të dish se ku të shkosh.”

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 2019 por edhe i fundit në Turqi, ngrenë shqetësimin se mungesa e investimeve në këtë sektor mund ti kushtoj shumë Shqipërinë se në situatë të vështirë.

zjarrfikësit edi ruçi vlorë

EMISIONET